Zbuloi papritur se ka një djalë, kjo është partnerja që Sabiani e mban mister (FOTO LAJM)

Sabiani u kthye një ndër personazhet më simpatik të “Big Brother VIP” dhe një prej momenteve më të bukura të tij brenda ishte kur u surprizua nga fëmijët e tij. Në fak hyrja e fëmijëve surprizoi edhe një pjesë të mirë të publikut të cilët nuk ishin në djeni se Sabiani kishte edhe një djalë të vogël, Enes, pasi vajza e madhe Keisi tashmë është mjaft e njohur.

Por Sabiani nuk ka folur ndonjëherë per jetën e tij private dhe sentimentale. Nëna e Enes është grimierja, Arnisa Xhikaj, por ajo nuk ndiqet me Sabianin në Instagram dhe këngëtari nuk ka treguar asnjëherë së çfarë marrëdhënie kanë. Madje prindërit e Enesit nuk kanë asnjë foto së bashku në rrjet, as edhe si familje.

Kujtojmë se Sabiani është shprehur se ardhja në jetë e dy fëmijëve nga nëna të ndryshme, nuk ka qenë aq e lehtë për të./albeu.com/


Shtuar 27.12.2021 10:16