Romeo publikon foton e parë me Heidin pas përfundimit të BBV

Romeo Veshaj, një nga personazhet më të komentuar dhe finalist i këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, ka publikuar një imazh me Heidin pas përfundimit të spektaklit. Mbrëmjen e djeshme teksa të gjithë po pyesnin se çfarë do të ndodhë me ta pas përfundimit të lojës, aktori ka publikuar një foto duke përqafuar Heidin.

Reagimi i parë që u jep fund spekulimeve të shumta që dyshja mund ta kenë pasur lidhjen vetëm për lojë. Çifti prekën finalen e madhe të spektaklit që u mbajt të shtunën, megjithatë nuk arritën që të rrëmbejnë çmimin kryesor, duke qenë se fituese u shpall Egla.


Shtuar 27.05.2024 11:20

Tags: , ,