Dita për Donaldin sot në “Big Brother VIP” ka nisur me emocione të forta. Romeo i ka bërë një surprizë të çmendur duke kaluar sipër shtëpisë së “BB VIP” me parashutë.
“Donald”, ka bërtitur me të madhe Romeo dhe Donaldi ka shpërhtyer në lot duke thënë se po përjeton emocionet më të forta.
“Nuk e keni iden sa shumë e kam menduar fort”, u shpreh Donaldi për vëllain e tij binjak.
“Sot para dy orësh e kam ndjerë që do më ndodhte diçka.Mua zoti më do shumë.Kam një vëlla të mrekullueshëm.Më mungon shumë” tha ai i përlotur./albeu.com/