Vëmendja padyshim rrotullohet rreth saj në një ambjent ku shfaqet Rita Ora. Ylli botëror me origjinë shqiptare ka qenë në qendër të diskutimeve, pas performancës së saj elektrizuese në hapjen e kampionatit botëror të ragbit në konkurrencën e femrave, i cili po mbahet në Zelandën e Re.
Rita interpretoi në Auckland në kuadër të sfidës ndërmjet Australisë dhe Zelandës së Re. Përpos zërit që është arma e saj më e fortë nuk mbeti pas as paraqitja e saj e kuruar deri në detaj.
Ora dukej mahnitëse me një kostum dypjesësh ngjyrë të zezë, ku kishte vënë në pah barkun e saj të sheshtë. Pikërisht ky detaj i ka tërhqur vëmendjen mamasë së këngëtares, Vera Orës, e cila ka lënë komentin epik poshtë fotos së Ritës në Instagram.
“Qenke bërë për pite,”- shkroi Vera në komentin e saj.