Rikthimi i Egli Takos në shtëpinë e Big Brother Vip duket se nuk është pritur mirë nga publiku.
Ndjekësit në rrjetin e saj social Instagram kanë rënë dukshëm nga sa ishin përpara se ajo të dilte nga shtëpia.
Ajo kishte rreth 352 mijë teksa tani numri ka rënë në 342 mijë, gjë që i bie se ka humbur 10 mijë ndjekës.
Egli me hyrjen në shtëpi mbajti një distancë me Gjestin, ashtu siç edhe e ka shprehur më parë.
Pritet të shihet se si do të vazhdojë loja e Eglit, nëse do jetë larg banorit nga Kosova.