Dy moderatoret Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, do të rikthehen sërish në ekran në drejtimin e emisionit
“Tak Fak”.
Ky emision nën drejtimin e dy moderatorëve të njohur do të jetë një show interaktiv që do të mbështetet kryesisht në denoncimet e qytetarëve, duke sjellë në vëmendje problematika dhe çështje të ndjeshme për shoqërinë.
Por ky program nuk do të ndalet vetëm te denoncimet! Ai do të pasurohet me rubrika të ndryshme që do të fokusohen tek politika e ditës, si dhe një sërë fenomenesh të tjera shoqërore.