Po paralajmëron një super hit, Elvana Gjata shfaqet joshëse për projektin e ri

Pak ditë më parë, miku i ngushtë i Elvana Gjatës, stilisti Valdrin Sahiti, zbuloi se këngëtarja kishte ardhur për disa ditë në Tiranë jo vetëm për ditëlindjen e Ermal Mamaqit, por edhe për projektet e saj personale.

Këngëtarja po bëhet gati për një tjetër projekt bombë! Valdrini ka publikuar në Instagram një video me Elvanën teksa të dy shihen duke udhëtuar bashkë me makinë.

Mbërritëm në Tiranë për bombën e radhës nga Elvana Gjata”, ka shkruar Valdrini përkrah videos.

Stilisti nuk ka dhënë asnjë detaj me tepër, sepse siç dihet Elvanës i pëlqen ta surprizojë gjithmonë publikun.

Mirëpo, dy-tre të dhëna për projektin e ri i morëm nga vetë Elvana. Këngëtarja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram dy foto që tërhoqën vëmendje e të gjithëve.

Elvana jo vetëm që na tregoi pamjen seksi në videoklipin e saj të ri, por zbuloi edhe titullin e këngës të cilën po e presim me padurim.


 

“Loti” do të titullohet projekti që këngëtarja po sjell, për suksesin e të cilit jemi të bindur

Në muajin shkurt këngëtarja publikoi këngën “Thirr”, një baladë e ndjerë dashurie që u prit mjaft mirë nga publiku.

Ndërkohë kujtojmë se disa muaj më parë ne mediat rozë është raportuar se Elvana do të sillte një bashkëpunim me Mozzik. Dy këngëtarët publikuan më vonë foto nga Dubai dhe kështu u aludua se aty ata kishin xhiruar projektin e tyre të përbashkët. Megjithatë ende nuk kemi një lajm konkret nga dy artistët, ndaj do të na duhet ende të presim.

Shtuar 26.03.2021 10:03