I shpëtoi të gjithë, por vetë mbeti brenda: Ende asnjë shenjë jete për Arjan Salën

Personi që shihni në foto është 33 vjeçari, për të cilin ende nuk ka asnjë shenjë jete.  Arjan Sala  nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike që prej pasdites së të mërkurës, dyshohet se ka mbetur brenda në momentin e rënies së zjarrit, pasi ka nxjerrë prej aty disa prej punëtorëve të tjerë që ndodheshin në magazinat e biznesit privat.

Edhe pse zjarrfikësja mbërriti pranë magazinës që prej të mërkurës, ende në momentet që flasim nuk është mundur që të shuhet plotësisht zjarri, për shkak të mungesës së mjeteve, të posaçme, ndërkohë që dëmi pasuror i biznesit është kolosal.

Familjarët e Arjan Salës kanë shkuar sërish sot pranë magazinës, ku kërkojnë që të shtohen ekipet e shpëtimit, dhe thotë se përpjekjet për të hyrë brenda saj kanë qenë minimale. Në ndryshim nga dje, ata sot janë më të rezervuar sa i takon deklaratave dhe bëjnë përgjegjëse për situatën qeverinë dhe institucionet që nuk kanë ndërhyrë.

Ndërkohë zjarrëfikësit kanë hyrë brenda magazinës gjatë orëve të para të mëngjesit. Ata kanë gjetur vetëm bombulat që mendohet se ka tentuar të fikë zjarrin Arjan Sala, por ende nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 33-vjeçarit. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, flakët në momentin që kanë hyrë forcat zjarffikëse kanë qenë ende të mëdha, ndërkohë që në ndihmë të zjarrfikësve mbërriti dje dhe një ekip i ushtrisë, që duket se nuk ka ndihmuar në neutralizimin e flakëve.

Shtuar 26.03.2021 10:03