222 kandidatët e PD-së, Kolegji Zgjedhor cakton datën e shqyrtimit të ankesës së PS

Kolegji Zgjedhor ka vendosur datën 31 mars për të shqyrtuar padinë e Partisë Socialiste për KAS që vendosi t’i pranonte Partisë Demokratike 222 kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Partia Socialiste kërkon që të hiqen 78 kandidatët që PD ka në listën e saj, më shumë se partitë e tjera. Nga ana tjetër KQZ vendosi më 17 mars që këto kandidatë të hiqen nga listat e PD-së, por pas ankimimit, KAS i riktheu kandidatët në listat e PD-së.

Tashmë socialistët kërkojë sërish që të rikthehet vendimi i KQZ për të hequr 78 kandidatët e PD-së.


Shtuar 26.03.2021 11:01