Kanë kaluar disa muaj tashmë nga ndarja e bujshme e Pique dhe Shakira, teksa dyshohet se gjithcka mori fund për shkak të një tradhëtie të futbollistit, megjithëse shkaku i ndarjes nuk u konfirmua asnjëherë zyrtarisht. Gjithsesi, tani duket se ajo që po e vuan më shumë ndarjen është pikërisht këngëtarja e njohur, ndërsa spanjolli po shijon lidhjen e re. Po, po, futbollisti i Barcelona-s, e ka lënë shumë shpejt pas martesën me artisten latine dhe është fotografuar së fundmi duke u puthur me partneren e re 24-vjecare.
Kjo mund të ketë qenë arsyeja përse ne daljen e saj të fundit publike Shakira duket ” e shkatërruar” dhe aspak “vetëvetja”, ndoshta pasi është duke e përjetuar shumë dhënien fund të martesës dhe historinë e re të ish-bashlëshortit.
Gjendjen aspak të mirë të këngëtares mund ta konfirmojnë këto foto:
Por edhe ajo cka thënë Jordi Martin, gazetar dhe paparazzi që e ka ndjekur prej fillimit lidhjen e tyre. Ai tha për “RCN Mundo” se këngëtarja ka mbetur “shumë keq” nga ndarja:
“Mund të them se Shakira është në gjendje të keqe. Ajo është e shkatërruar emocionalisht, madje ka pasur nevojë për mbështetje psikologjike. Ajo kurrë nuk e priste që Pique të ishte i tillë.”
Po ashtu ai u shpreh se Pique është duke kaluar shumë mirë me të dashurën e re dhe pavarësisht thashethemeve nuk e mendon se do të rikthehet me Shakira-n.