“Pikoka acid në stomak”, Sonila Meço reagon pas humbjes së të atit!

Sonila Meço humbi të atin dy ditë më parë. Lajmin e para e dha Fjoralba, teksa shpjegoi se mungesa e Sonilës në kolltukun e opinionistes së “Ferma VIP”,  ishte se ajo kishte humbur të atin. Më tej ishte dhe vetë gazetarja e cila përmes një “Instastory” shprehte dhimbjen për humbjen e madhe. Së fundmi, ajo ka falënderuar të gjithë miqtë dhe të afërmit që i janë gjendur pranë në këto ditë të vështira.

“Dhembka fort shuarja e babit dhe lamtumira e fundit të pikoka acid në stomak. Ju jam mirënjohëse me shpirt për çdo ngushëllim e fjalë zemre për Gjyshi Tomin e shtenjtë që sot e përcollëm në banesën e fundit teksa shpirti i ka nisur flutirimin e paqtë”, shkruan Sonila teksa njofton miqtë për vizita e ngushëllime”, ka shkruar ajo.


Shtuar 17.04.2024 19:34