Producentja Vjosa Berisha, humbi betejën e gjatë me sëmundjen e rëndë më 23 qershor të këtij viti duke i lënë një boshllëk artit dhe kulturës shqiptare.
Ajo la pas partnerin e saj regjisroin e njohur, Fatos Berisha dhe djalin e tyre Lekë, por veç tyre edhe shumë projekte që mbushnin jetën e saj dhe të qytetarëve. Mes tyre edhe “PriFest” i cili këtë vit ishte planifikuar të mbahej mes data 26-31 korrik.
Por djali i saj ka ndarë sot lajmin e gëzueshëm se “PriFest”- Festival Ndërkombëtar i Filmit nuk do të anulohet dhe edicioni i 14 do ti dedikohet pikërisht ish-drejtoreshës, Vjosa Berisha.
Festivali do të mbahet me 20-25 shtator 2022 dhe slogani i ri është: FOR HER (PËR TË).
View this post on Instagram
Festivali shërben si platformë promovimi për krijuesit e rinj të filmit, përmes programit ‘PriFORUM’, i cili i mundëson krijimin e lidhjeve mes kinematografëve aspirues me ekspertë të fushës./albeu.com/