Pas shumë vitesh, Amarda Toska rikthehet në ekran (FOTO LAJM)

Amarda Toska është rikthyer sot në ekran  si  pjesë e jurisë së “Just Dance” krah Albi Nakos, Eneda Vasos dhe Graciano Taganit.

Hyrja e Amit ishte me shumë klas, me një kërcim vals, teksa dukej shumë elegante e veshur me të zeza dhe flokët e kapur.

“E lumtur të jem në një panel profesionistësh dhe u riktheva në botën e baletit dhe njëherë me shumë kënaqësi”-tha Ami.

Kujtojmë që prej vitesh Ami i është përkushtuar biznesit dhe familjes dhe në ekran nuk e shohim shpesh prandaj ky rikthim ishte i papritur dhe për më tepër i bukur.


Shtuar 28.03.2021 21:02