Kënga e fundit e Rezarta Shkurtës daton para 5 vitesh, ajo publikoi “Gjysma Ime” në vitin 2016 për të patur më pas një pushim shumë të gjatë.
Nga këngëtare, Rezrta iu fut biznesit ku edhe rezultoi një sukses për të.
Por si duket zemrën e ka te muzika dhe Rezarta ka plane për ta mbyllur atë kapitull siç e meriton.
Krijuesja e hiteve “Të dielave”, “Budallaçkë e vogël”, ka publikuar pak minuta më parë një InstaStory ku ka surprizuar fansat e saj.
“Po sikur t’ju thoja që do të jetë një këngë e fundit… Mbyllje e një kapitulli sa të bukur, aq edhe të vështirë për mua”, ka shkruar Rezarta Shkurta duke surprizuar fansat e saj si këngëtare./albeu.com/