Islami apelon për qetësi: Mos u ndikoni nga provokimet dhe lajmet e rreme

Në prag të shpalljes së vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, eksperti i sigurisë, Avni Islami, u ka kërkuar qytetarëve të tregojnë qetësi, maturi dhe vigjilencë.

Të lidhura

None found

Islami ka deklaruar në një postim në Facebook se, kur kanë mbetur më pak se 48 orë deri në publikimin e verdiktit, “makineria propagandistike dhe shërbimet inteligjente serbe (BIA) dhe të tjera” kanë nisur veprimtarinë e tyre.

Sipas tij, në media dhe në rrjetet sociale po qarkullojnë lajme të pavërteta dhe deklarata të bujshme për trazira të sajuara në Kosovë. Ai e ka ndërlidhur këtë skenar me stërvitjet e fundit të ushtrisë serbe pranë kufirit të Kosovës, duke e cilësuar si “një luftë të pastër hibride” që, siç ka thënë, do të dështojë përballë pjekurisë së popullit.

Eksperti i sigurisë u ka bërë apel qytetarëve të mos bien nën ndikimin e provokimeve dhe të informacioneve të rreme, të cilat, sipas tij, kanë për qëllim të shkaktojnë panik.

Islami ka theksuar se besimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve me institucionet e vendit përbëjnë mbrojtjen më të fuqishme, ndërsa Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) dhe Policia e Kosovës, sipas tij, janë plotësisht të gatshme, të forta dhe të pathyeshme.

Ai ka paralajmëruar se çdo përpjekje e agjenturave të huaja ose e elementeve destabilizuese për të nxitur provokime dhe për të cenuar rendin kushtetues “do të neutralizohet në mënyrë të menjëhershme”. Islami ka vlerësuar gjithashtu se siguria e Kosovës mbetet e garantuar dhe e pacenueshme.


Shtuar 15.09.2026 11:06

sultanbeyli escortparla iptvcasibomcasibomjojobetjojobetpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom