Ditën e shtunë këngëtarja e njohur nga Kosova, Arta Kabashi u largua nga Big Brother VIP Albania 3. Ku qëndroi brenda për më shumë se një muaj dhe është pëlqyer tejet shumë për energjinë, vokalin dhe për qasjen me banorët e tjerë.
Bukuroshja shqiptare ka reaguar pas eliminimit nga ky format duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.
Postimi i Arta Kabashit:
Ju shkruan Arta, dua tju falenderoj te gjitheve per dashurine e dhene gjate gjithe udhetimit tim ne @bigbrotheralb_vip. Jam e nderuar nga te gjitha mesazhet, fotografite dhe videot qe kam marre nga ju pas perfundimit te udhetimit tim dhe me lumturon fakti qe ndajme vlerat e njejta bashke.
Eksperimenti Big Brother me ka dhene shume, shoqeri qe skam besuar qe do gjeja, sfida qe skam menduar qe do ti kaloja dhe force brenda vetes qe nuk e dija qe e kisha.
Ju falemnderit shume per kete eksperience, per dashnine qe ma keni fale sa kam qene brenda dhe per dashnine e pafund qe po ma jepni tani.
Dua te jem e sinqerte, nuk dua te harrohemi, dua te iu takoj neper qytetet tuaja shpejte, permes projekteve te reja muzikore te cilat do te vijne shume shpejte. E juaja, Arta”.