Justin Bieber raportohet se është i tronditur nga skandali i reperit Sean “Diddy” Combs (i njohur ndryshe si P. Diddy), i cili është akuzuar për përdhunim, trafikim njerëzish dhe drejtimin e një organizate kriminale.
“Justin i është këshilluar të qëndrojë sa më larg nga çdo gjë që lidhet me Diddy-n”, tha një burim për revistën ‘US Weekly’. Sipas të njëjtit burim, Bieber, i cili në gusht mirëpriti në jetë fëmijën e tij të parë me gruan Hailey, dëshiron të mbrojë veten në mes të këtij skandali që lidhet me Diddy-n dhe festat e tij ku janë parë shumë fytyra të njohura.
Të lidhura
None found
Një burim tjetër ka deklaruar se Bieber është në një gjendje të vështirë mendore.
“Ai ka një histori me Diddy-n dhe akuzat ndaj reperit janë të vështira për t’u përballuar”, tha burimi, duke shtuar se Bieber aktualisht është më i fokusuar te djali i tij Jack.
“Ai është plotësisht i tronditur nga skandali dhe nuk dëshiron të ketë asgjë të përbashkët me këtë situatë. Kjo është pjesë e së kaluarës së tij dhe dëshiron që të mbetet aty. Gëzimi që ndien si baba është më i fortë se ankthi për Diddy-n”, theksoi burimi.
Bieber arriti famë në moshën vetëm 14-vjeçare. Në vitin 2008, ai nënshkroi një kontratë me shtëpinë e diskografike të mentorit të Diddy-t, Usher, e cila shënoi fillimin e miqësisë së tij me reperin.
Pas arrestimit të reperit, në internet kanë qarkulluar video të vjetra të tyre. Në një video, Diddy, atëherë 40 vjeç, shprehet se dëshiron që 15-vjeçari Bieber të qëndrojë te ai.
Diddy është arrestuar nga agjentët federalë në New York dhe është ngarkuar me akuzat për abuzim seksual ndaj grave, duke i detyruar ato të merrnin pjesë në festa seksuale dhe përdorimin e drogës me kërcënime dhe dhunë. Ai ndodhet në paraburgim dhe gjykatësi i ka refuzuar lirinë tre herë.
