Olta Gixhari po ja del me sukses të ruaj identitetin e partnerit të saj. Ajo u bë nënë e një djali prej gati një viti dhe sërish babain e bebushit të saj nuk ka preferuar ta zbulojë.
Megjithëse s’na e ka prezantuar asnjëherë partnerin, Olta ka ndarë tek tuk ndonjë foto me të (ku sigurisht s’ia kemi dalluar dot portretin).
Të lidhura
None found

Së fundmi si rrallëherë, ajo ndau në Instagram disa momente private me bashkëshortin e saj, me të cilin ka shijuar një mbrëmje me muzikë.
Aktorja është filmuar teksa është ulur në prehërin e tij, kërcejnë, këndojnë e puthen së bashku.
Me humor, Olta shkruan krahas postimit:
“A ba ba baa Tu u puth si adoleshent neper lokale”.
