Nuk shkon mirë me mamanë e Olsit? Egli uron vjehrrën për ditëlindje me fjalë të ëmbla

Egli Tako dhe Olsi Bylyku  e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre prej disa kohësh dhe tashmë janë bërë të pandashëm.

Sot është një ditë e veçantë në familjen e Olsit, pasi e ëma feston ditëlindjen. Në këtë ditë të shënuar për të, Olsi shkroi disa fjalë të ëmbla krahas një fotoje që publikoi: “Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime nënë, të do maçoku shumë.”

Por nuk ka munguar as urimi i nuses së saj. Krahas fotos ku pozon me vjehrrën, Egli ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen lule, e festofsh 100 të tjera të bekuara! Me fat që të kemi!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që në rrjet është përfolur sikur Egli nuk shkon mirë me mamanë e Olsit. /albeu.com/

Shtuar 4.04.2021 06:04