Nuk ka marrë fund? Detaji nga Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj që po çmend rrjetin (FOTO LAJM)

Edhe pse Donald Veshaj ka zënë vëmendjen kryesorë në mediat rozë për historitë e tij të dashurisë që marrin dita ditës zhvillime të ndryshme, as binjaku i tij, Romeo nuk mbetet pas për raportet me vajzat e njohura të ekranit shqiptar.

Një ndër historitë e tij më të bujshme është ajo me Jonida Maliqin e cila mori fund në prag të fillimit të lidhjes me Aleksa Peleshin.

Jonida Maliqi është shfaqur ditën e djeshme me një xhaketë të cilën Romeos ja kemi parë në dalje televizive në “Shiko Kush Luan”.

Gjithashtu disa komente të shkëmbyera me mikun e saj i japin pikërisht vëmendjen kryesore xhaketës ku Jonida shprehet:

“Deri tani ende nuk me eshte merzitur keshtu qe prit edhe pak”.

Kaq është dashur që në rrjet të shpërthejnë zërat se mes Jonidës dhe Romeos nuk ka marrë fund dhe presim lajme të reja nga dyshja./albeu.com/


Shtuar 17.12.2021 12:42