Dy punonjës të Lotarisë Shtetërore të RMV-së dyshohen për përvetësimin e rreth 1.3 milionë eurove

Prokuroria Themelore Publike në Shkup njoftoi se dy punonjës të Lotarisë Shtetërore dyshohen se gjatë vitit 2024 kanë përvetësuar afro 1.3 milionë euro.

Të lidhura

None found

I dyshuari i parë ka drejtuar Departamentin e Financës dhe Kontabilitetit, ndërsa i dyshuari i dytë ka qenë përgjegjës për çështjet financiare në Lotarinë Shtetërore të Maqedonisë, shoqëri aksionare që organizon lojëra të fatit.

Sipas pretendimeve të prokurorisë, gjatë gjithë vitit 2024 ata kanë shfrytëzuar pozitën zyrtare për të marrë për vete para që u ishin besuar në kuadër të detyrës.

Të dy, në cilësinë e personave të autorizuar për tërheqjen e parave të gatshme për pagesën e fitimeve të vogla, si dhe përgjegjës për pranimin dhe pagesën e qarkullimit ditor nga pikat e shitjes, nuk kanë depozituar të gjithë qarkullimin e vitit 2024 në llogaritë transaksionale të SH.A. Lotaria Shtetërore e RMV-së në bankat komerciale. Sipas prokurorisë, këto fonde i kanë përvetësuar për vete. Po ashtu, ata dyshohet se kanë tërhequr edhe mjete nga llogaritë bankare të kompanisë dhe i kanë mbajtur për vete.

Për shkak të rrethanave që ngrenë dyshime për rrezik arratisjeje ose fshehjeje, si dhe mundësisë që të manipulojnë, falsifikojnë apo shkatërrojnë prova, prokurori publik i është drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me kërkesë për caktimin e paraburgimit. Në kërkesë përmenden edhe dyshimet se të akuzuarit mund të ndikojnë te dëshmitarët, ekspertët, bashkëpunëtorët ose fshehësit, si dhe mundësia e përsëritjes së veprës penale.

Në kuadër të hetimeve, policia kreu dje kontrolle në pesë lokacione në Shkup dhe Vallandovë. Përveç dokumentacionit origjinal të kontabilitetit, gjatë operacionit u sekuestruan telefona, kompjuterë, disqe, para, ar dhe bizhuteri ari, artikuj nga marka Swarovski, ora të shtrenjta, si dhe çanta luksoze të markave Hermes, Louis Vuitton, Dior dhe markave të tjera të njohura.

Dy të dyshuarit janë ndaluar në polici./Telegrafi/


sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbetMadridbet girişMadridbet girişMadridbetholiganbet girişholiganbetHoliganbet GirişbahsegelHoliganbetKralbetmeritkingcasibom giriş güncelsekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahisGrandpashabetcasinofast