Forebet parashikon fitore minimale të Shqipërisë ndaj San Marinos

Pak orë para sfidës Shqipëri–San Marino, e programuar në orën 20:45 dhe e vlefshme për Ligën e Kombeve, Liga C, kompania e njohur e parashikimeve “Forebet” ka publikuar parashikimin për rezultatin përfundimtar.

Të lidhura

None found

Sipas parashikimit të saj, skuadra kuqezi, e drejtuar nga Rolando Maran, pritet të triumfojë me rezultatin 1–0. Një fitore e tillë do të konsiderohej zhgënjyese për Rey Manajn dhe shokët e tij, duke pasur parasysh nivelin e kundërshtarit, i cili renditet në vendin e 211-të në klasifikimin e FIFA-s.

Shqipëria bën pjesë në Grupin 1 të Ligës C, ku përballë ka gjithashtu Finlandën dhe Bjellorusinë. Vetëm skuadra që do të mbyllë grupin në vendin e parë do të sigurojë ngjitjen në një Ligë më lart, si dhe mundësinë për të luftuar për “biletën” drejt Euro 2028.


Shtuar më 6.10.2026 16:57