Aktorja e mirënjohur Monika Lubonja ka vendosur të bëjë një ndryshim të madh në pamjen e saj. Ajo ka hequr dorë nga flokët bjondë dhe është kthyer në kokëkuqe.
Monika duket se po e dashuron këtë look të ri, me të cilin ka ndarë edhe foto në llogarinë e saj në Instagram.
Pamja u pëlqye shumë nga ndjekësit dhe komplimentet ishin të shumta.
“Kur të shkon mendja per ndryshim…”- shkruan Lubonja, ndërsa të gjithë i thonë se flokët e reja i shkojnë shumë.
View this post on Instagram
E ftuar më herët në “E diell”, Lubonja rrëfeu një moment të vështirë në jetën e saj, kur mendoi ta abortonte vajzën.
Aktorja tregoi se gjatë kohës kur studionte, u dashurua me një djalë dhe mbeti shtatzënë.
Mirëpo, për të ishte shumë i rëndë fakti që ishte shtatzënë, por jo e martuar dhe i frikësohej gjykimit të shoqërisë.