“Një minutë heshtje”, Sindi ironizon keq Anën për këngën e parë (FOTO LAJM)

Si një pjesë e mirë e ish-konkurrentëve të “Përputhen” edhe Ana Lleshi I është future muzikes duke pohuar se ka patur gjithmonë talent në këtë fushë.

Ana ka publikuar këngën e parë, “Deal”, por duket se publiku nuk po bie dakort me ish-konkurrenten në një pikë, talentin.

Komentet ishin nga më të ndryshme, ndërsa thumbat në publik nuk i ka kursyer as konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loçi.

Pasi Ana lançoi këngën e saj në Youtube, Sindi e ironizoi Anën dhe këtë projekt me një status në InstaStory.

“Një minut qetësi për të gjithë industrinë e muzikës.”- shkroi Sindi duke lënë të kuptohet se e kishte drejtpërdrejt me Anën.


Shtuar 15.05.2021 13:23

Tags: , ,