Koncerti “Alpha Show” i Noizy-t ishte padiskutim elektrizues nga performancat e artistëve të njohur shqiptar por edhe të huaj.
Siç kishte paralajmëruar edhe vet reperi, sheshi “Nënë Tereza” ishte plot. 15 mijë persona ishte pjesëmarrja në “Alpha shoëw” ku përveç VIP-ave që u ngjitën në skenë, të shumtë ishin edhe ato që e shijuan si publik.
Mes tyre mund të përmendim Alketa Vejsiun bashkë me dy fëmijët e saj, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, Rudina Dembacaj, Sabiani, Jonida Maliqi, Blerim Desatani etj.
Performanca mjaft të mira dhuruan në skenë edhe artistët si Loredana Zefi, Ledri Vula, Ylli Limani, Dhurata Dora, Elgit Doda, Ardian Bujupi, Xhensila Myrtezaj, Mc Kresha dhe Lyrical Son, Finem dhe Solo, Kida edhe Stresi.
Një ndër momentet më kulminante nga koncerti ishte takimi i Noizy-t dhe Stresit të cilët i dhanë duart njëri tjetrit dhe u përqafuan në skenë.
Gjithashtu, “Semafori” i dy reperëve mjaft të njohur dhe të suksesshëm për publikun shqiptar, MC Kresha dhe Lyrical Son u këndua sërish, ku performanca e dyshes elektrizoi skenën.