“Miss Universe Albania 2024”, Françeska Rustemi, i jep fund thashethemeve për një romancë me këngëtarin Butrint Imeri.
E ftuar në “Top Arena”, bukuroshja theksoi se mes saj dhe artistit ka vetëm miqësi.
“Marrëdhënie miqësore dhe shoqërore. Jemi shokë”, tha ajo, ndërsa pohoi se raporti i mëparshëm romantik i mëparshëm ka përfunduar, pasi është tradhtuar, por hodhi poshtë lajmi se ish-partneri ka qenë futbollist.
“Është ndarë nga i dashuri se e ka tradhtuar? Ka qenë një lidhje normale dhe kaq, jo futbollist”, u shpreh miss-i.