Emmanuel Macron ka deklaruar se veprimet hibride që lidhen me Rusinë nuk do të mbeten pa kundërpërgjigje, duke u kërkuar partive politike franceze dhe qytetarëve të Evropës të jenë të vëmendshëm ndaj kërcënimeve që vijnë nga Moska.
Të lidhura
None found
Gjatë takimit të zhvilluar në Pallatin Elysee me kandidatët kryesorë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 dhe liderët e partive politike, presidenti francez tha se përballë rrezikut rus “askush nuk është i sigurt”.
Macron përmendi sërish incidentin e dronit në aeroportin e Leipzigut, duke e cilësuar atë si një tregues të rreziqeve që sjell veprimtaria hibride e Rusisë në territorin evropian.
“Të gjithë duhet të qëndrojmë vigjilentë. Sulmet hibride nuk do të mbeten pa përgjigje”, deklaroi ai, ndërsa vuri në dukje se Franca dhe aleatët e saj duhet të jenë të gatshëm për zhvillime të tilla.
Sipas presidentit francez, vetë koncepti i parandalimit nënkupton se një shtet nuk i bën domosdoshmërisht të ditura masat që mund të ndërmarrë ndaj një kërcënimi.
“Natyra e parandalimit është pikërisht të mos zbulojë se çfarë synon të bëjë”, u shpreh Macron.
Megjithatë, ai theksoi se vazhdimi i veprimeve të tilla nga Rusia kundër vendeve evropiane do të ishte një gabim.
“Do të ishte një gabim që Rusia të vazhdonte të vepronte në këtë mënyrë ndaj evropianëve”, përfundoi presidenti francez.
