TAV Maqedonia anulon kufizimin për hyrjen pa pagesë në zonën “Hug & Fly

TAV Maqedonia ka shfuqizuar masën që lejonte vetëm një hyrje falas të një automjeti brenda 24 orëve në zonën “Hug & Fly” të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.

Të lidhura

None found

Vendimi u anulua pasi Komisioni për Vendimmarrje në Procedurë Kundërvajtëse pranë Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës shqyrtoi kushtet dhe mënyrën e shfrytëzimit të kësaj zone dhe i kërkoi TAV Maqedonisë sqarime, si dhe informacione shtesë për kufizimin.

Sipas Komisionit, TAV Maqedonia e ka informuar atë se masa në fjalë është tërhequr.

Komisioni e ka vlerësuar pozitivisht këtë hap dhe ka bërë të ditur se do të vijojë të ndjekë situatën dhe rregullat e qasjes në infrastrukturën aeroportuale, me synimin për të garantuar trajtim të barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë pjesëmarrësit në treg.

Institucioni nënvizon se do të vazhdojë angazhimin për mbrojtjen e konkurrencës dhe do të ndërhyjë brenda kompetencave ligjore sa herë që ekziston rreziku që kushte ose masa të caktuara të cenojnë konkurrencën dhe interesat e qytetarëve.


Shtuar 18.09.2026 16:20

sultanbeyli escortparla iptvmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Girişsekabet