Në lidhje me një personazh publik? “Shpërthen” Efi: Njerëz të poshtër, të prishni punë (VIDEO)

Së fundmi, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Efi ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram. Këta të fundit kanë qenë mjaft kurioz në lidhje me jetën e saj private, por Efi nuk ka pranuar të japë shumë detaje.

Ajo zbuloi se ka 1 vit e lidhur, por të dashurin refuzoi të bëjë publik duke i thënë ndjekësve se nuk kanë pse të jenë kuriozë.

Ndërkohë sot, Efi ka dalë mjaft e revolutuar në një video në profilin e saj në Instagram për njerëzit që kanë hapur fjalë se është në një lidhje me një personazh të famshëm.

“Po e bëj këtë story për t’i dhënë fund disa aludimeve për marrëdhënien time. E para nuk ka çfarë ju duhet me kë jam në një marrëdhënie. Meqë është përfolur për një x person publik, mjaft më. Nuk e di pse bëhen njerëzit kaq të këqinj dhe kaq të poshtër, aq sa për t’i prishur punë të tjerëve dhe për të vënë fjalë që nuk ekzistojnë. Edhe unë jam një njëri, nuk jam kafsh. Ndjenjat i kam po njësoj. Marrëdhënien time dua ta mbaj private, por nuk ka lidhje me çfarë flitet dhe çfarë dëgjoj. Kështu mjaft më se ma shpifët”, shprehet Efi./albeu.com/

View this post on Instagram

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Shtuar 6.10.2023 15:10