Ndjekësja e akuzon për modifikim të fytyrës, Rozana Radi e bën për “një lek”: S’të honeps dot (FOTO LAJM)

Të postosh një foto në rrjetet sociale pa e edituar fare është ndoshta një nga gjërat më të rralla që mund të hasim. Duke nisur nga aplikacionet për rregullimin e ngjyrave e deri tek përdorimi i photoshopit për fytyrën dhe trupin, në mediat sociale është krijuar një realitet krejt tjetër. Dhe ditën e djeshme Rozana Radi ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm.

Fillimisht, këngëtarja ka postuar një selfie duke e edituar në pastrimin e fytyrës por ka hasur në një koment nga dikush që e ka akuzuar për përdorim të FaceApp. Rozanës duket se komentuesja i ka ngritur nervat dhe e ka paralajmëruar te largohet vetë nga Instagrami i saj para se këngëtarja ta bllokojë. “Nuk i honeps dot llafazanet neper Instagram”, i shkruan ndër të tjera Rozana.

Kështu, ajo e ka ripostuar foton pa asnjë editim në Instagram, duke shkruar se po e riposton për vete dhe se nuk është e detyruar të japë shpjegime. Rozana nënvizon se “vdes për fytyrën e saj” sepse i ka ngjarë të atit që ka qenë për të më i miri në botë.

“Postova mbrem kete foto dhe e editova ne pastrimin e fytyres. Me akuzoj nje grua per Face App! shpjegova qe kam patur keta sy kete buze dhe kete hund qe ne lindje. Po e ripostoj pa editim per vete sepse nuk jam e detyruar ti jap shpjegime askujt. Sme plas fare po fare te fshi cdo grua burre vajze djale qe hyn ne insta tim si kujdesare dhe me tregon si te jetoj jeten me editim pa editin jeten time. Eshte fytyra ime dhe une vdes per te sepse i kam ngjar babit tim qe ishte per mua me i mire ne bote. Ketu e mbyllim diskutikin. Sdua as komplimenta flm!”-shkruan ajo.


Shtuar 3.09.2021 12:10