Pas ndarjes nga bashkëshorti Stefano De Martino, Belen Rodriguez u përfol për disa lidhje të mundshme. Madje u aludua se ajo ishte e lidhur me aktorin e famshëm të “365 Days”, Michele Morrone.
Thashethemet për një romancë mes tyre bënë xhiron në rrjet, por ishte vetë Morrone ai që u dha fund këtyre fjalëve. Por nuk zgjodhi mënyrën më të mirë të mundshme.
Gjatë një video live në rrjete sociale, aktori i njohur iu përgjigj në një mënyrë aspak të këndshme një fansi që e këshilloi të fejohej me Belen.
“Alan më këshillon të fejohem me Belen. Atëherë, prototipi im për një grua është pak më i lartë se dy gjokse dhe një prapanicë. Por kush e di…” -përfundoi ai, duke e nënçmuar Rodriguez-in dhe duke lënë të kuptohet se ajo s’ka asgjë tjetër veç bukurisë.
Në kopertinën e revistës italiane “Chi”, modelja Bellen Rodriguez ka konfirmuar lajmin e bukur të pritjes së ëmbël dhe faktin që po bëhet nënë për herë të dytë.
Ajo dhe partneri, Antonino Spinalbese po presin një fëmijë së bashku, ndërsa tetë muaj më parë u njohën dhe nisën romancën e tyre.“Ishte dashuri me shikim të parë. Sapo e pash mendova që është shumë i bukur dhe ja thash këtë”,- ka treguar Belen për stilistin e flokëve.