Ndjekësit e thonë njëzëri: Klipi i fundit i Samanta Karavellës është kopje e Kanye (VIDEO)

Samanta Karavella publikoi ditën e djeshme projektin më të ri muzikor, “Mala X Cha Cha Cha”. Ndërkohë që të gjithë prisnin vetëm një këngë të re, Samanta i surprizoi të gjithë me 2 këngë brenda një projekti të vetëm.

Në këtë projekt Samanta vjen shumë seksi, sidomos në këngën e parë “Mala” ku nxjerr në pah gjithë fizikun e saj perfekt dhe aftësitë e shkëlqyera në kërcim. Mirëpo përtej kësaj, publiku ka vënë re se Samanta është frymëzuar për klipin nga një artist shumë i famshëm. Bëhet fjalë për Kanye West!

Në vitin 2016-të, ai publikoi këngën “Fade” që bëri bujë për kërcimin seksi të vajzës që reperi kishte zgjedhur për klipin. Në këngën e saj të re, Samanta shfaqet thuajse njësoj si vajza në klipin e Kanye West. Të dyja i kanë flokët të lagur dhe veshja është thuajse e njëjtë.

Po ashtu lëvizjet sensuale në kërcim janë thuajse të njëjta dhe një pjesë e madhe e ndjekësve ja kanë vënë në dukje këtë gjë Samantës.

“Pse po ngjason videoklipi me këngën e Kanye West – Fade?”

“Kopje e klipit të Kanye West – Fade”

“Klipi i parë ngjan shumë me atë të Kanye ‘Fade’”, janë disa nga komentet e publikut në kanalin e Samantës në Youtube.


Shtuar 24.06.2021 14:27