Ajo ka bërë disa krijime muzikore, por duke se kulmin e famës dhe VIP-llëkut po e arrin pikërisht me lajmin e ndarjes me partnerin.
Po flasim për Egli Takon. Noshta ky emër nuk ju thotë gjë, por nëse ju themi ish-partjerja e Olsi Bylykut diçka do ju vi në mendje.
Prej javsh, Egli ka marrë një vëmendje të madhe në mediat rozë pasi u mësua ndarja e saj me aktorin Olsi Bylyku. Lidhje kjo për të cilën kanë folur me detaje dhe kanë rrëfyer historinë e tyre në intervista dhe rjete sociale.
Duket se kjo vëmendje po i shijonte tepër këngëtares dhe këtë e tregonte me postimet e shumëfishuara në rrjetet sociale e gjithashtu me dedikimet për ndarjen që nuk kanë qenë të pakta.
Por sot për herë të parë Egli ka vendosur të flasë për ndarjen me Olsin, tejet e nervozuar./albe.com/
Postimi i Eglit:
Sot qënka dita që më ka rënë taksirati të merrem jo me një, por me disa.
Kisha vendosur në mënyrë kategorike të mos bëja asnjë prononcim sa i takon jetës sime private. Por meqenëse, puna erdhi në këtë pikë, nuk mund të hesht më! Të nderuar portale, dhe të gjithë ju që mbase jo për klikime, por për pak vëmendje nëpër tavolina komentoni mbi emrat tani, ky status është për ju!
Në kemi marrë përsipër rriskun për të qenë figura publike e të komentohemi në rrjet, të abuzohet me trrilime, me aludime e me ofendime, por familjarët tani JO!
A jemi ndarë, a jemi lidhur, a jemi zën, a jemi bashkë, a kemi probleme, a jemi të lumtur është puna jonë dhe arsyet tona!
Keni abuzuar mjaftueshëm me tituj nga më të ndryshmit më emrat tani, po me familjarët ju premtoj se ju ndjek penalisht e nuk lodhem derisa t’ju shoh aty ku e keni vendin. Mjaft e shitët veten kaq lirë.