Nata e parë e Sanremos/ Amadeus zbulon suprizat e mbrëmjes, për herë të parë merr pjesë presidenti i njohur

Mbrëmjen e sotme do të mbahet nata e parë e Sanremos ku krah prezantuesit Amadeus në sallën “Ariston” do të ngjitet edhe ylli italian Chiara Ferragni.

Ndërkohë, mësohet se përveç figurave të njohura për herë të parë në historinë e Sanremos do të marrë pjesë edhe presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Ky lajm është bërë me dije nga vetë Amadeus, i cili në një deklaratë për shtyp tha se ka kënaqësinë dhe nderin që të njoftojë se presidenti Mattarella do të jetë i pranishëm në festival.

“Kam kënaqësinë dhe nderin të njoftoj se presidenti Mattarella do të jetë atje për herë të parë në historinë e festivalit ”, tha Amadeus.

“Këtë vit është 75-vjetori i Kushtetutës italiane dhe presidenti tashmë ka filluar të marrë pjesë në iniciativat që kanë të bëjnë me këtë përvjetor, për shembull me Ditën e Përkujtimit. Na u duk e drejtë, duke qenë se Kushtetuta flet për promovimin e kulturës. , një nderim për kulturën, jo vetëm kulturën e lartë, edhe nëse nuk më pëlqejnë këto dallime, por edhe për kulturën popullore, dhe Sanremo është sigurisht festivali i kulturës popullore”, shpjegoi Giovanni Grasso, këshilltari për shtyp, teksa më tej shtoi se presidenti do të shoqërohet edhe nga vajza e tij, Laura.

Ndërsa, Ferragni u shpreh e emocionuar pasi tha se nuk është as aktore dhe as prezantuese, por do përpiqet të japë më të mirën. Ajo u mbështet edhe nga Amadeus i cili iu drejtua duke u thënë: Njerëzit do të jenë të lumtur t’j u shikojnë dhe takojnë.


Shtuar 7.02.2023 18:57