Mbrëmjen e djeshme u mbajt gjysmëfinalja e dytë e “Kënga Magjike”. Si fillim spektakli u hap me performancat e artistëve të rinj, që i ndjejnë emocionet më shumë se kushdo tjetër.Të gjendur përpaa jurisë së profesionistëve, një pjesë prej tyre nuk arritën të kualifikoheshin dhe të merrnin statusin “BIG”.
Mbrëmjen e sotme ishin 8 artistë që u ngjitën në skenë, por vetëm disa prej tyre arritën të kalonin në kategorinë e artistëve “BIG”. Josil, Stiv, Genti Disha, Genti, Kleoniki ishin artistët e rinj që arritën të merrnin votën e jurisë së përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.
Nata finale e “Kënga Magjike” do të mbahet ditën e shtunë, ndërkohë që ende nuk dihen detajet. Këtë vit festivali më i madh në vend ndërroi “stacion”, sepse nuk u zhvillua si gjithmonë në shtëpinë e tij. Për shkak të kushteve nga pandemia, “Kënga Magjike” u mbajt në studion e emisionit “E diela shqiptare” dhe jo në Pallatin e Kongreseve. Gjithashtu pati një numër të kufizuar njerëzish të pranishëm në skenë, mes tyre edhe artistë që kanë kënduar në natën e parë gjysmëfinale të festivalit.Më herët, Gjebrea ka njoftuar se këtë vit artistët fitues të “Kënga Magjike” do të shpërblehen me shuma monetare, në shenjë mirënjohje.