“Mos ke pirë?”, kjo deklaratë e Ilirit shokoi edhe Donaldin (VIDEO)

Donaldi, Beatrix dhe Einxhel janë në nominim dhe njëri prej tyre duhet të lëjë shtëpinë mbrëmjen e sotme. Teksa ishin duke biseduar me njëri-tjetrin në oborr, së fundmi Donaldi ka pyetur Ilirin se kush mendon se del.

Mirëpo, balerini e ka surprizuar me përgjigjen e tij. Ai i ka thënë se aktori nuk del kurrsesi teksa më pas ka shtuar se i duhet shtëpisë. Po ashtu, Iliri iu drejtua Donaldit duke i thënë se pavarësisht të metave është shumë i dashur. I surprizuar nga ajo që dëgjoi Donaldi e pyet me humor nëse ka porë por Iliri tha se është esëll.

Prej nisjes së “Big Brother VIP”, Donaldi dhe Iliri janë cilësuar si dy rivalët më të mëdhenj të shtëpisë, madje shihen edhe si dy liderët e saj. Ata kanë patur debate të ashpra së bashku sikurse ndodhi edhe në spektaklin e kaluar, por po ashtu kanë patur edhe momente të bukura si ky i mbrëmshmi.


Shtuar 21.01.2022 14:25