Artan Hoxha: Basha të rrëfehet për 21 janarin, Braho të hetohet nga Prokuroria

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kreu i PD Lulzim Basha duhet të rrëfehet në lidhje me 21 janarin, ditën kur 11 vite më parë u vranë 4 protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Basha deklaroi se unë nuk bëra atë që bëri Berisha më 21 janar, ai sot mund të na tregojë se çfarë bëri. Këta përdorin budallëqe edhe më të pabesueshme çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë… Sot është një ditë që Basha duhet të rrëfehet për 21 janarin, unë s’po them në SPAK sepse mbase s’e ka kurajën të shkojë por mbase qytetarëve për të dëshmuar se ai nuk është si Berisha por një politikan me formim perëndimor. Ai t’u thotë dhe familjarëve të vrarë se çfarë di ai për 21 janarin. Nëse do  të tregojë se nuk është si Berisha të distancohet duke treguar për 21 janarin. Të distancohet dhe nga trekëndëshi i Bermudës siç thotë ai. Nëse s’e bën këtë ai tregon se është bashkëpunëtor në ngjarjen e 21 janarit”, tha Hoxha në Abc Live.

Një thirrje për prokurorinë gazetari ka pasur edhe në lidhje me ish-deputetin Spartak Braho, i cili ka treguar një episod për 21 janarin.

“Spartak Braho tha një element interesant, Prokuroria ta hetojë. Ai ishte njeriu më i afërt i Ilir Metës atëherë. Për këtë gjë ai deklaroi se bashkë me Bashën kanë shkuar të dy në shtëpinë e të ndjerit Agron Bala, ish-gazetar dhe kanë parë filmimet se si është bërë vrasja. Braho tha unë e pashë dhe më thirrën si ekspert dhe u thashë mos u shkoni pas asaj gjëje”. /abcnews.al

Shtuar 21.01.2022 14:19