Këngëtari Bardhi, i cili kohët e fundit ka lansuar këngën e tij të re “Qikes teme”, ku përmend edhe ish-menaxherët e tij, është përballur me akuza të reja. Një klub shqiptar në Austri ka bërë një postim në Instagram ku pretendohet se Bardhi ka anuluar koncertin e tij për një ofertë më të lartë financiare.
Sipas klubit, Bardhi kishte pranuar të performonte më 12 tetor, por më pas e ka anuluar me justifikimin se i kishin humbur dokumentet e udhëtimit. Por, klubi pretendon se ai ka anuluar koncertin për të performuar në një tjetër lokacion, pasi i ishte ofruar një pagesë 500 euro më shumë.
Postimi përfundon me fjalët: “Mua më mashtruat, por mos mashtroni të tjerët.”
Ende nuk ka ndonjë reagim nga këngëtari Bardhi lidhur me këto akuza.