Morena Taraku shfaqet në serialin e famshëm turk, ja roli i këngëtares shqiptare (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Morena Taraku, ka befasuar fansat e saj me një rol të ri në serialin turk të njohur, “Kizilcik Serbeti”.

Ajo interpreton rolin e këngëtares, duke dhënë një përformancë të jashtëzakonshme që është vlerësuar lart nga ndjekësit e saj.

Nëpërmjet këtij projekti, Morena ka arritur të tërheqë vëmendjen e audiencës turke, por edhe të fansave shqiptarë, të cilët tani shprehin interes të madh për këtë serial.

Gjatë serialit, një ndër aktorët e prezanton këngëtaren si një nga më të famshmet në shtetin e saj.

“Morena është shumë e famshme në shtetin e saj. Është e dashura e zotit Ajhan”, thotë ai e ndërsa më pas shfaqet Morena e cila këndon në gjuhën shqipe.

Pas disa viteve që ka zgjedhur Turqinë si vendbanim, Morena ka mbajtur jetën e saj private larg vëmendjes mediatike.

Megjithatë, përmes postimeve në “Instagram”, ajo ka konfirmuar se është në një lidhje romancë, megjithëse ende nuk ka zbuluar identitetin e partnerit të saj të ri.

 

@ideal.edaece♬ original sound – 𝙀𝙙𝙖 𝙀𝙘𝙚 🪐


Shtuar 29.12.2024 15:19