Morën ” bekimin ” nga nëna e Luizit, por çfarë mendojnë të afërmit e Kiarës për dasmën dhe puthja e bujshme

Nena e Luizit duket se i ka dhënë bekimin të birit dhe Kiara Titos për historinë e dashurisë që e finalizuan mbrëmjen e djeshme ku u dha puthja në buzë që theu rekorde në rrjet. Gjithashtu duket se puthja ka ngrohur edhe zemrat e të afërmëve të Kiara Titos të cilët kanë mbajtur gjatë gjithë kohës një qëndrim të fohtë për këtë romancë.

Mbrëmjen e djeshme, në Instagramin e Kiarës është shpërndarë momenti i puthjes dhe gjithashtu Luiz dhe Kiara më në fund ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Pra nuk ka më vend për asnjë pakënaqësi për çiftin më të famshëm të momentit./albeu.com/

Puthja qe mori bekimin e nenes se Luizit
Puthja qe mori bekimin e nenes se Luizit

Cfarë ndodhi mbrëmë

Vëllai i madh duket se është i vendosur të martojë Kiarën me Luizin. Të dy ata, Luizi dhe Kiara janë parë të puthen gjatë mbrëmjes së sotme në BBV.

Luizi dhe Kiara puthen në Big Brother VIP

Sot banorët e BBV po bëjnë një lojë, me tematikë dasmën e Luizit dhe Kiarës. Dhe më në fund dyshja Luiz-Kiara janë parë të puthen.

Të dy ata u emocionuan dhe u përlotën pas puthjes që Luizi e kërkonte prej kohësh.

Edhe banorët e tjerë u emocionuan dhe duartrokitën pas puthjes së parë në ‘shtëpinë e tyre’, veç Dea Mishel dhe Amos, të cilët nuk u afruan pranë momentit të veçantë.

Luizi dhe Kiara janë dyshja më e përfolur momentalisht në media.

Këngëtari Luiz Ejlli ka shperhur pëlqimin e tij për moderatoren Kiara Tito që në fillim të reality shoë Big Brother Vip Albania.

Por kjo e fundit ka mbajtur qendrin, duke i thëne se ka nevojë për kohë dhe hapësirë.
Por me sa duket akulli ka shkrirë, me KIarën që I dha Luizit “dritë jeshile” me puthjen që gëzoi një Shqipëri të tërë.

ÇFARË NDODHI SOT

Gjatë qëndrimit nënë rrezet e diellit banorët në shtëpinë e BBV ngacmojnë me batuta Luizin dhe Kiarën, teksa këta të fundit kërkojnë një vend pa kamera për të kaluar momentet e tyre intime.

Pas disa momenteve komike, Luizi i thotë se nuk është problem dhe para kamerave sepse e kanë dashurinë publike.

Pavarësisht kësaj Luizi vazhdon t’i tregojë disa hapësira Kiarës, në shtëpi, që mund ti ofrojnë dyshes privatësi, pa kamera.

Luiz Ejlli u kthye shumë shpejt në banorin e preferur të publikut që pas hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother.

Edhe pse nuk është banori i preferuar brenda shtëpisë, jashtë nuk ndodh e njëjta gjë.

Ejlli dhe grupi i tij “LEK” që përbëhet nga Efi dhe Kiara ka marrë mbështetje të gjerë nga publiku, i cili herë pas here vendos që ta surprizojë.

“Love you grupi LEK”, dy drone në pak minuta për Luizin

Ditën e sotme, edhe pse produksioni e ka ndaluar për Luizin kanë shkuar dy drone.

Gjatë drekës banorët po rrinin jashtë në oborr dhe mundën t’i shikonin dronët për Luizin. Droni i parë, ishte një foto e Luizit dhe Kiarës për ditëlindjen e kësaj të fundit me mbishkrimin “Shqipëria ju do”

Ndërsa droni i dytë ishte me mbishkrimin “Valencia me Luanin! Miqtë e tu jemi ne populli jashtë! Ne besojmë tek ty. Love you grupi “LEK””, duke iu referuar grupit Luiz, Efi, dhe Kiara.

Nena e Luizit bekimin puthja

Nena e Luizit bekimin puthja