Moderatorja e njohur akuzon kolegen: Më manipuloi intervistën

Moderatorja Kostana Morava ka qenë e ftuar në emisionin “Se luan Topi” në Top Channel me moderatore Erjona Rusin, ku ndër të tjera ka folur dhe për ngacmimet seksuale.

Gazetarja Kostana Morava ka bërë një akuzë të fortë ndaj emisionit ‘Se Luan Topi’ të moderatores Erjona Rusi. Morava i akuzon se në intervistën e saj kanë ndërhyrë, duke e shkurtuar dhe duke e montuar, për të hequr pjesët thelbësore të intervistës.

Në reagim Kostana thekson faktin se ishte e ftuar në intervistë për të folur në lidhje me fëmijërinë e saj dhe për sfidat që ka kaluar në jetë, nga 4 operacionet që ka bërë si fëmijë dhe për vështirësitë e divorcit që ka kaluar. Ndërkohë që sipas gazetares Morava, intervista është montuar në media, duke i vendosur një titull për ngacmimet seksuale në punë. Sipas Moravës, intervista e saj është përdorur për të marrë klikime dhe për të “larë gojën” se trajtojnë abuzimet seksuale në media.

Reagimi i Kostana Moravës:

Intervista e shkurtuar dhe montuar nga media… “Une i hap zemren dhe tregoj dhimbjet e femijerise time apo drames se divorcit ndersa autoret e emisionit vendosin ti heqin keto pjese nga intervista e regjistruar dhe publikojne si teme thelbesore, pa me pyetur fare, ceshtjen e ngacmimeve sexuale. Nuk eshte vetem turp por eshte dhe jo njerezore.”

Kjo interviste ne fakt duhej te ishte nje rrefim i shkurter per jeten time, qe nga femijeria ime e dhimbshme te cilen e kam kaluar neper spitale ku i jam nenshtruar 4 operacioneve dhe deri tek marredheniet e mia personale mirepo sot tema e nxehte e momentit jane ngacmimet sexuale ne pune ndaj edhe media vendosi qe kjo interviste te mbaje kete titull. Keshtu qe edhe njehere, ne kurrizin tim, del ne pah se disa figura mediatike nuk kane asnje interes per njeriun por vetem per thashethemin sic eshte ky rast ku pjesa thelbesore e intervistes eshte hequr fare dhe fokusi eshte vene tek ngacmimet.

Une kam folur prej vitesh publikisht per ngacmimet sexuale por si nje grua qe nuk shoqerohem as me te forte ose mafioze, as me politikane dhe as me biznesmene deklaratat e mia kane kaluar ne heshtje. Pikerisht ne kete interviste ku (sipas meje dhe po te drejtoja une mediat me fokus njeriun dhe jo klikimet) titulli duhej te lidhej me femijerine time te dhimbshme dhe jo me ngacmimet sexuale.

Uroj qe tema e ngacmimeve sexuale te trajtohet ne menyre serioze nga vete mediat qe i dine te gjitha detajet e cdo abuzimi dhe jo sa per te lare gojen apo marre klikime dhe gjithashtu uroj qe tere ata burra manjake qe krekosen si gjoja te mencur neper ekrane te marrin ate qe meritojne.


Shtuar 16.09.2024 13:46