“Më nxori anën time më të keqe”, Einxhel bën gjestin e paparitur për Monikën (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, “Vëllai i Madh” u kërkoi banorëve që të shkruanin nga një kartolinë me rastin e Ditës së Falenderimeve. Pasi secili prej tyre shkruan kartolinat e Falenderimeve, ata u mblodhën rreth një tavoline në oborr dhe i lexuan me radhë.

Në kartolinën e saj, Einxhel kishte vendosur që t’i kërkonte të falur Monikës, duke qenë se ka pasur debate mjaft të forta me të.

“Sot në Ditën e Falenderimeve njeriu i parë që dua të takoj sapo të dal është mami. Dua ti them faleminderit që si sot 32 vjet më parë më shumë sforco dhe sakrificë duke rrezikuar jetën e saj më dha jetë mua. E falënderoj jashtë mase shumë për çdo gjë që ka bërë në këto 32 vite, për të më bërë kjo që jam, kaq sa jam dhe të dy bashkë me babin kanë bërë që të mos më mungojë asnjë gjë.

Njeriu që dua të falënderoj në këtë shtëpi është Beniada, sepse çdo ditë më jep pozitivitet, dashuri dhe besim pa asnjë lloj kushti. Faleminderit Beni.

Njeriu që ka nxjerrë anën time më të keqe është Monika, por dua ta falënderoj se falë kësaj po mësoj se duhet të përmbahem, kështu që edhe kjo ka një të mirë brenda. Kam dashur të kërkoj falje që ditën e parë që të bërtita por situata agravoi dhe mendova se nuk e meritoje që të kërkoja falje, por të kërkoj falje që kam bërtitur e kam ngritur zërin dhe fjalët që kam thënë.

Njeriu që nuk e fal asnjëherë, unë jam njeri që fal gjithmonë dhe kur njerëzit më godasin shumë rëndë, në mënyrën time i fal. Por njeriu që nuk e fal asnjëherë është vetja ime, sepse me shumë dashuri dhe prej dashurisë vazhdoj të gaboj me dashje. Çdo gabim që bëj e bëj në kurriz tim dhe besoni që tregohem e ashpër me veten time.

Njeriu që dua të falënderoj për anën financiare sigurisht është babi që nuk më ka lënë kurrë në baltë. Edhe kur ai nuk ka patur mundësi ka bërë të pamundurën që të më plotësojë çdolloj gjëje. Unë punoj fort që të mbaj veten dhe të ndihmoj edhe ata, por në ditët më të vështira është babi që ma blen çokollatën, nuk më lë pa të.”, shkruante moderatorja e njohur në kartolinën e saj.


Shtuar 26.11.2021 11:27