Genta Ismajli nuk ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjete sociale. Këngëtarja ndan me ndjekësit foto dhe video vetëm nga momente të veçanta apo ditë të shënuara në jetën e saj si kjo e fundit. Motra e këngëtares, Anda feston sot ditëlindjen dhe Genta i ka bërë një urim publikisht.
Gjithashtu këngëtarja ka postuar një foto të motrës së saj, që duket shumë seksi dhe ka një ngjashmëri të madhe me Gentën. Kjo e fundit i ka dedikuar disa fjalë shumë emocionuese, që çdo vajzë do të donte të dëgjonte nga motra e saj.
“Sinqerisht nuk e di çfarë do të bëja pa ty ndonjëherë. Ti je e bukur brenda dhe jashtë dhe unë jam shumë me fat që kam një motër si ty. Anda Ismajli të dua motër”, shkruan Genta në urimin e saj.