Më në fund zbulohet projekti i Stealth, vjen në bashkëpunim me reperin e njohur (FOTO LAJM)

Anëtari i grupit muzikor Hellbanianz, Stealth, së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor dhe me një vëzhgim në rrjetet sociale Albeu.com zbuloi se ky project është bashkëpunim me reperin e famshëm, Don Phenom .

Vetë ky I fundit ka zbuluar në Instagram se së shpejti do të sjellë projekte të reja muzikore dhe një koment i Stealth zbulon gjithçka.

“Shkojmë”, shkruan reperi duke zbuluar bashkëpunimin I cili me siguri do të rezultojë një hit.

Ndërkohë, bashkangjitur komentit të Stealth është Don Phenom i cili zbuloi projektin duke shkruar: Vëlla mezi pres derisa ta mbyllim këngën tonë! Të Përshëndes vëlla. /albeu.com/

 

Shtuar 17.06.2021 11:37