7 ndeshje pa fitore, Vllaznia humb shkëlqimin me Qatip Osmanin

Vllaznia ka humbur shkëlqimin në ndeshjet e fundit.

Fitorja mungon prej 7 takimesh, përfshirë këtu ato të kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.

Hera e fundit që Vllaznia fitonte me Qatip Osmanin në krye, ishte ndeshja e Superiores ndaj Skënderbeut më 11 mars.

Në transfertën e Korçës, kuqeblutë triumfonin 0 me 1.

Takimi i radhës luhet përballë Egnatias më 28 prill. Ndeshja luhet në Rrogozhinë dhe fillon në 15:00.

Vllaznia do kërkojë fitoren kundër kryesuesve, pasi çdo rezultat tjetër i rrezikon vendin e dytë.


Shtuar 25.04.2024 21:28