Këngëtarja shkodrane, Rosela Gjylbegu është siguruar të njihet gjithmonë në media vetëm për talentin dhe punën e saj, jeta personale e saj ka marrë rrallherë vëmendjen e publikut.
Jemi mësuar që Roselën ta dëgjojmë shpesh që i këndon dashurisë, por asnjëherë nuk e kemi kuptuar nëse është e dashuruar apo në një marrëdhënie.
Por mesa duket këtë herë ka vendosur që partnerin e saj, t’a bëjë publikë me anë të këtij postimi në rrjetet sociale.
Pa shumë fjalë e dedikime Rosela ka vendosur që këtë moment të lumtur ta ndajë me ndjekësit dhe fansat e saj ndër vite.
Sa i takon muzikës atë kemi kohë pa e dëgjuar me ndonjë projekt të ri muzikor, por e pranishme në spektakle të ndryshme të muzikës shqiptare. Dy vjet më parë Rosela Gjylbegu ka qenë pjesë e festivalit të RtSh-së me këngën “Vashëzo”, ndërsa në vitin 2009 së bashku me Eliza Hoxhën ka fituar vendin e parë në Kënga Magjike.