Mateus Frroku e thotë publikisht: Donald Veshaj është skandal, nuk di të këndojë

Këngëtari i njohur, Mateus Frroku, ka qenë i ftuar ditë e djeshme në programin “E Diell” dhe ka marrë pjesë në lojën me vezë.

Në një moment gjatë lojës, ai është pyetur se cili është këngëtari që është “skandal” sepse nuk di të këndojë në realitet. Mateus ka hezituar për të dhënë përgjigjën e tij si fillim.

Pas disa momentesh ai është shprehur se Donald Veshaj nuk di të këndojë fare, duke shkaktuar siklet te kolegët e pranishëm.

Kujtojmë se Donaldi vetë është shprehur që edhe pse ka bërë disa këngë deri tani, nuk e konsideron veten si këngëtar. Ai ka thënë që kënga është një mënyrë për të shprehur veten dhe emocionet tona por nuk do e konsideronte veten një këngëtar profesionist dhe se nuk e synon diçka të tillë.

Nga ana tjetër, Mateus është pyetur gjithashtu për jetën e tij private dhe më konkretisht se kush është vajza që i ka rrembyer zemrën. Sigurisht që ai është munduar t’i shmanget pyetjeve por është dorëzuar në një moment duke zbuluar se e dashura e tij quhet Xhejsi dhe se ajo është muzikante.

Këngëtari i dashur për publikun tha se ata janë njohur teksa punonin bashkë por nuk ka zbuluar ndonjë detaj tjetër, duke u munduar sa më shumë të ruajë privatësinë. Ne fund ai bëri një deklaratë dashurie duke i thënë asaj “më ke mua”.