Marrin fund inatet? Nuk flasin prej vitesh, Eranda Libohova surprizon me gjestin për Irmën: Sa mall… (FOTO LAJM)

Eranda Libohova e ka nisur mëngjesin e sotëm duke gëzuar ndjekësit që prej kohësh presin t’i shohin motrat Libohova bashkë. Këto të fundit kanë vite që nuk performojnë në të njëtën skenë, madje kanë ndaluar edhe komunikimin me njëra-tjetrën për arsye që nuk dihen.

Por ato vazhdojnë të mbeten shumë të dashura për publikun që i kujton me mallë dhe nuk do t’i ndaje asnjëherë.

Ka qenë një ndjekës që së fundmi ka publikuar një video të Eranda dhe Irma Libohovës ku shkruan:

“Gjithmonë do ju duam. Jemi rritur me juve. Sa me mall ju dëgjojmë”.

Por Eranda ka surprizuar duke ripublikuar videon ku shfaqet me Irmën. Kjo e fundit nuk ka bërë të njëtën gjë. Nuk është hera e parë që

Eranda ka dhënë “dritë jeshile” për një pajtim me Irmën, por duket se motrës së madhe nuk i del inati kollaj./albeu.com/