Einxhel Shkira dhe Dj Dagz e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre pas daljes nga Big Brother Vip dhe kjo nuk ka më vend për dyshime.
Ditën e djeshme moderatorja e njohur duket se ka drekuar bashkë me familjen e të dashurit të saj dhe kjo për një arsye të veçantë.
Nëna e Dj Dagz ka festuar përvjetorin e saj të lindjes dhe e gjithë familja ka udhëtuar drejt Shqipërisë, për të drekuar në një restorant në Dajt.
Ka qenë Dagz ai që ka ndarë foton e babait dhe motrës së tij, ndërsa kjo e fundit ka zbuluar edhe praninë e të ëmës përmes një fotoje ku i uron ditëlindjen.
Çifti nisi romancën në Big Brother Vip dhe duket se pas përfundimit të formatit kanë nisur edhe bashkëjetesën.
Pak ditë më parë ata morën publikisht bekimin nga babai i Einxhel i cili komentonte në një foto ku çifti shfaqej së bashku: Yjee!