Nëna e Britney Spears i ka kërkuar falje publikisht këngëtares për çdo gjë që ajo ka kaluar përgjatë 13 viteve nga kontrolli i babait të saj. Në një koment në Instagram, Lynne Spears u lut që Britney ta falë dhe të komunikojnë sërish.
“Më vjen shumë keq për dhimbjen tënde! Kam vite që më vjen keq! Të dua shumë dhe më mungon! Britney, thellë brenda vetes ti e di se sa shumë të dua dhe më mungon! Kërkoj falje për çdo gjë dhe gjithçka që të ka lënduar!”, shkroi mamaja e këngëtares.
Një burim i afërt me Lynne thotë ekskluzivisht për Page Six se mamaja e Spears ka qenë “duke u përpjekur të kontaktojë” me Britney dhe ndihet ”e pafuqishme”, duke mos i lënë asasj asnjë zgjidhje tjetër veçse t’i drejtohet mediave sociale.